| BULGARO
|
Psalmet 137 | Псалми 137 |
| |
1 Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin; | 1(По слав. 136) При реките на Вавилона, там седнахме, Да! плакахме, когато си спомняхме за Сиона; |
| |
2 mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona. | 2 На върбите всред него Окачихме арфите си. |
| |
3 Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit". | 3 Защото там ония, които ни бяха пленили, Поискаха от нас да пеем думи; И ония, които ни бяха запустили, поискаха веселие, казвайки: Попейте ни от сионските песни. |
| |
4 Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj? | 4 Как да пеем песента Господна В чужда земя? |
| |
5 Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi; | 5 Ако те забравя, Ерусалиме, Нека забрави десницата ми изкуството си! |
| |
6 m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh. | 6 Нека се залепи езикът ми за небцето ми, ако не те помня, Ако не предпочета Ерусалим пред главното си веселие. |
| |
7 Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet". | 7 Помни, Господи, против едомците Деня на разорението на Ерусалим, когато казваха: Съсипете, съсипете го до основата му! |
| |
8 O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë! | 8 Дъщерьо вавилонска, която ще бъдеш запустена, Блазе на онзи, който ти въздаде За всичко що си сторила нам! |
| |
9 Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit! | 9 Блазе на онзи, който хване и разбие о камък Малките ти деца! |