Language   

L'Internationale

Eugène Pottier
Back to the song page with all the versions


ALBANESE / ALBANIAN 3
INTERNACIONALJA

Ngrehuni ju o të munduar,
Ju t’urët skllevër anembanë!
Na buçet gjaku i turbulluar,
S’duam padronë dhe tiranë.
Botën mizore ne do ta shkallmojmë
Që nga themelet dhe pastaj
Për veten tonë do të ndërtojmë
Botën e re në vend të saj.

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Nga zot e mret s’duam shpëtimin
As nga heronjtë kordhëtar,
Me duart tona ne çlirimin
Do ta fitojm’ o proletarë.
Nga zgjedha shpejt që të shpëtojmë
E kapitalit gjakatar,
Ngrini çekanin të qëllojmë
Sa gjindet hekuri në zjarr!

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Ligja na rren e na shtyp Shteti.
Taksa të varfërin dërmon,
Asnjë e drejtë atij s’i mbeti,
I pasuri kudo sundon.
Mjaft me këto ligje të ndyra,
Se barazia ndryshe do:
Nuk ka të drejta pa detyra,
Detyra pa të drejta, – jo!

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Të hekurudhës, minierës
Mbretërit, përbindësha-shëmtim,
Grabisin gjakun tuaj o njerëz
Të punës, nxjerrin përfitim.
Frutet e punës i rrëmbejnë,
Ari si lumë n’arkë u shkon.
Kur dekreton që t’ja këthejnë,
Populli merr çfarë i takon!

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Mbretërit na dehnin thumb e trokë.
Luftë tiranëve kudo!
Grevë në ushtëri, o shokë,
Ngri qytën lart, paqe kërko!
Po qe se këta kanibalë
Na detyrojnë për luftim,
Mbi vetë tanët gjeneralë
Le të qëllojmë pa ngurim!

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.

Ndërkombëtare, o shok’, ne jemi
Ushtri e madhe e punës ne,
Në dorë botën do ta kemi
Për parazitë s’ka vend mbi dhè.
Dhe kur rrufeja do të bjerë
Mbi çdo gjakpirës dhe xhelat
Pa rreshtur dielli do t’i shtjerë
Mbi neve rrezet që nga lart.

Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Është lufta finale
Vendimtare mbi dhè
Internacionale
Do jetë bot’ e re.
Internacionalja

1.
Ngrehuni ju o të munduar,
ju t'urët skllevër an' e mb'an.
Na buçet gjaku i turbulluar
s'duam padronë dhe tiran'.

Botën mizore ne do ta shkallmojmë
që nga themelet dhe pastaj ―
Për vehten tonë të ndërtojmë
botën e re në vend të saj!

Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe
Internacionale, do jetë bot' e re!
Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe
Internacionale, do jetë bot' e re!

2.
Nga zot e mbret s'duam shpëtimin,
as nga heronjtë kordhëtar',
me duart tona ne çlirimin
do ta fitojm' o proletar'.

Nga zgjedha shpejt që të shpëtojmë
e kapitalit gjakatar,
ngreni çekanin e qëlloni
sa gjindet hekuri në zjarr!

Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe
Internacionale, do jetë bot' e re!
Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe
Internacionale, do jetë bot' e re!

3.
Ndërkombëtar o shok na jemi
ushtri e madhe e punes ne.
Në dorë botën do ta kemi,
për parazit' s'ka vend mbi dhe!

Edhe kur rrufeja do të bjerë
mbi çdo gjakpirës dhe xhelat,
pa rreshtur dielli do t'i shtjerë
mbi neve rrezet që nga lart.

Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe
Internacionale, do jetë bot' e re!
Eshtë lufta finale, vendimtare mbi dhe
Internacionale, do jetë bot' e re!


Back to the song page with all the versions

Main Page

Note for non-Italian users: Sorry, though the interface of this website is translated into English, most commentaries and biographies are in Italian and/or in other languages like French, German, Spanish, Russian etc.




hosted by inventati.org