Language   

Hakmarrje rini

Anonymous
Language: Albanian




Po ngrihet një zë
Nga fundi i varrit
Si dielli kur shkrep
Dhe hapet mbi dhe
Hakmarrje, hakmarrje
Në grykë të barbarit
Përpara o popull
Mbi të si rrufe

Hakmarrje rini
Dëshmori thërret
Që ra për liri
Mbi truallin e vet

Hakmarrje thërrasin
Martirët nga varri
Se gjaku i derdhur
Me gjak duhet larë
Është popull i tërë
Me besë shqiptari
Me armë në dorë
Fashizmin lufton

O popull merr hak
Dëshmori thërret
Që lau me gjak
Flamurin e vet



Main Page

Please report any error in lyrics or commentaries to antiwarsongs@gmail.com

Note for non-Italian users: Sorry, though the interface of this website is translated into English, most commentaries and biographies are in Italian and/or in other languages like French, German, Spanish, Russian etc.




hosted by inventati.org