Lingua   

N'ato maja rripa-rripa

anonimo
Lingua: Albanese



N'ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë,
Ndizet lufta për liri e derdhet gjak.
Janë trimat partizanë që luftojnë,
Janë bijtë e Shqipërisë që marrin hak!
Janë trimat partizanë që luftojnë,
Janë bijtë e Shqipërisë që marrin hak!

Sot po dridhet tirania anembanë!
Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
Se u mbushën malet plot me partizanë,
Se u ngrit sot gjithë Shqipëria për liri!
Se u mbushën malet plot me partizanë,
Se u ngrit sot gjithë Shqipëria për liri!

Me përpara një flamur të kuq në duar!
Me një torbë me fishekë e një dyfek!
Të sfilitur prej fashizmit të copëtuar
Turren trimat dhe luftojnë shteg më shteg.
Të sfilitur prej fashizmit, të copëtuar
Turren trimat dhe luftojnë shteg më shteg.

Sot po dridhet tirania anembanë!
Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
Se u mbushën malet plot me partizanë,
Se u ngrit sot gjithë Shqipëria për liri!
Se u mbushën malet plot me partizanë,
Se u ngrit sot gjithë Shqipëria për liri!


Pagina principale CCG

Segnalate eventuali errori nei testi o nei commenti a antiwarsongs@gmail.com




hosted by inventati.org