Lingua   

Pika moj Ameriqì

anonimo
Lingua: Albanese



E po seç na u hap një kurbet i ri
Pika, moj Ameriqi!
Na i mblodhe trimat si djemkat n’skoli
Flaka, moj Ameriqi!
Po na qajnë nënat me lot’ logori
Zjarri, moj Ameriqi!
Se ç’na mbetnë nuset me duar në gji
Kanë dalë eqimet mun te deti Zi
Zjarri, moj Ameriqi!
I shikojnë trimat dy edhe nga dy
Flaka, moj Ameriqi!
Po gjithë të mirët iknë dë Ameriqi
Pika, moj Ameriqi!
Dhe ata pa gramë i kthejn’ më shtëpi
Zjarri, moj Ameriqi!
Kthehen dyke qarë qe s’kanë skoli
Flaka, moj Ameriqi!


Pagina principale CCG

Segnalate eventuali errori nei testi o nei commenti a antiwarsongs@gmail.com




hosted by inventati.org